Dy ditë pasi Avdullah Hoti tha se në LDK ka kaluar koha e rrahjeve: Krisin karriget dhe grushtet

0
163

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këto ditë po mban procesin e brendshëm zgjedhor, është duke u përballur me përleshje të shumta fizike dhe kjo ka krijuar një situatë tejet të rëndë në strukturat e saj, shkruan Gazeta Metro.

Deri më tash janë raportuar rrahje, intervenime të policisë dhe arrestime, në disa kuvende zgjedhore të LDK-së, siç janë ato në Mitrovicë, Ferizaj e Prishtinë, duke e shndërruar kështu “partinë paqësore” në një “arenë të dhunës”.

Megjithatë, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, po vazhdon me tentimet e tij për ta manipuluar opinionin lidhur me këtë fakt.

Duke kujtuar Kuvendin e LDK-së të vitit 2016, i cili njihet si Kuvendi i Karrigeve, ai ka deklaruar për RTV 21 se partia e tij e ka tejkaluar këtë fazë.

“Kuvendi i vitit 2006 ende ka mbetur në kujtesën e LDK-së, mirëpo që është tejkaluar”, ka thënë Hoti.

Për përleshjet e fundit në LDK, ai ka thënë se “nuk po ndodh asgjë” dhe ka shtuar se disa aktivistë po shprehin një sjellje që është jotipike për LDK-në.

Realiteti është se rrahjet në LDK nuk po kanë të ndalur dhe se Avdullah Hoti, me deklarimet e tij, po vazhdon të mos e thotë të vërtetën.

Sot në Prishtinë krisi dajaku

LDK ka filluar procesin e brendshëm zgjedhor, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur se kush janë kandidatët e saj për ta marrë drejtimin e partisë. Ambiciet e tyre i kanë shprehur Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani, por duket se kësaj gare kanë për t’i hyrë sërish edhe Fatmir Sejdiu e Isa Mustafa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here