Shpend Ahmeti: Secili do të paguajë edhe kur parkon në trotuar

0
33

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se tashmë secili vend-parking që është në rrugë publike do të bëhet me pagesë dhe maksimumi që mund ta parkosh veturën është dy orë.

Për rezidentët e lagjes do të ketë mujore dhe mund ta parkojnë veturën sa të dëshirojnë dhe pagesa bëhet me aplikacion, me mesazh, me letra apo edhe me një lloj pajisje, kështu që ajo dhe aplikacioni tregojnë se ku mund të parkosh në Prishtinë, ku ka vende të lira, shkruan oxygenpress.info, transmeton klankosova.tv

“Vlerësohet se diku rreth 30 për-qind e trafikut në qytet krijohet duke kërkuar parking. Mirëpo ne i kemi disa parkingje në Prishtinë. Për shembull, mbrapa Pallatit të Rinisë, gati gjithë ditën gjysma e parkingut është 50 centë por askush nuk parkohet”.

“Mendoj që kemi distancë me ecë kudo deri te institucionet nga parkingu maksimum 15 minuta dhe plotë qytete tjera po shkojnë drejt luftës ndaj makinave, e jo gjetjes së zgjidhjeve për parkingje”.

“Tash e fillojmë, jemi në fazën e fundit të nënshkrimit të kontratës për parkingun nëntokësor te Fakulteti Filologjik, do të jetë më 700 vend-parkime, 18 muaj merr kohë për ta ndërtuar dhe pastaj mbyllet bulevardi “George Bush” nga Katedralja deri të “Zahir Pajaziti” vazhdon sheshi dhe bëhet park dhe më nuk hyhet me makinë”.

Ahmeti ka shtuar se me kohën do të mbyllen më shumë rrugët për makina dhe do hapen shtigje për biçikleta dhe për rekreacion.

Ai ka thënë se kemi relacion të çuditshëm me makinat si komb sepse sipas statistikave, njerëzit më shumë shpenzojnë para në makina se në arsimimin e fëmijëve.

“Pra, në buxhetin familjarë tashmë dihet se familjet më shumë shpenzojnë buxhet për makina se për të paguar shkollat për fëmijë, dhe kjo nuk është e tillë në asnjë shtet të zhvilluar”.

Ahmeti thotë se mund ta kritikojnë kur e thotë, por sipas tij, njerëzit kanë qejf ta shohin makinën teksa pinë kafe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here